Qytetari në Klinë, goditet në kokë nga një plumb qorr

10:26 | 20 Shtator 2025
Qytetari në Klinë, goditet në kokë nga një plumb qorr

Një qytetar nga Komuna e Klinës ka shpëtuar fatmirësisht pasi është goditur në kokë nga një plumb qorr.

Sipas raportit të policisë, viktima thuhet se ishte duke qëndruar në oborrin e axhës së tij derisa ishte goditur në kokë nga një plumb qorr. Ai ishte dërguar fillimisht në QMF Klinë e me pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm.

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa policia ka thënë Policia se është duke e hetuar rastin.

Komento: