Vidhen dy motosharra e 80 litra raki në një shtëpi në Banjskë

10:26 | 21 Shtator 2025
Vidhen dy motosharra e 80 litra raki në një shtëpi në Banjskë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit, atje ku raportohet se dy dëshmitarë kanë vërejtur se është hapur dera e shtëpisë së viktimës femër kosovare.

Sipas viktimës, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur disa gjëra nga teknika e bardhë, dy motosharra, 80 litra raki si dhe dy testera të vogël.

Rasti është nën hetime.

“Banjskë, Zveqan 15-20.09.2025 – 15:00-12:36. Raportohet se një dëshmitar mashkull kosovar ka vërejtur se është hapur dera e shtëpisë së viktimës femër kosovare. Sipas viktimës persona të pa njohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur: disa gjëra nga teknika e bardhë, dy motosharra njëra me rrymë dhe tjetra me benzinë, 80 litra raki si dhe dy testera të vogël. Rasti nën hetime”, njofton PK.

Komento: