
Liverpooli më në fund iu gëzua titullit të Kampionit të Evropës
“Të Kuqtë” e Jurgen Kloppit triumfuan në finale kundër Tottenhamit me rezultat 2-0.
Golat nga Mohamed Salah në minutën e dytë dhe Divock Origi në minutën e 87-të ia vulosën fitoren djelmoshave nga “Merseyside”.

Pas ndeshjes, Mohamed Salah është shprehur shumë i lumtur me rezultatin.
“Të gjithë janë të lumtur tani, jam i lumtur që e luaj finalen e dytë radhazi dhe më në fund luajta për 90 minuta. Të gjithë bënë më të mirën sonte, jo ndonjë performancë e jashtëzakonshme individuale, i gjithë ekipi ishte i pabesueshëm”, u shpreh egjiptiani.