Cutrone i kërkon falje Gattusos

08:48 | 21 December 2018

Sulmuesi i Milanit Patrick Cutrone ka komentuar reagimin e tij ndaj Gattuso kur ai u zëvendësua kundër Bolongnes.

“Nuk ka ndodhur asgjë e keqe, ajo përfundoi aty dhe atëhere, e di që kam gabuar, i shpjegova trajnerit se ishte një keqkuptim, unë i kam kërkuar ndjesë atij dhe grupit, e kam lënduar veten dhe nuk jemi kuptuar me Gattuson nëse mund të mbetem apo jo”, tha Cutrone, përcjell ORAinfo.

“Ibrahimoviq nuk kam menduar kurrë për të. Ai është një lojtar i mirë, por unë jam i shqetësuar vetëm për të punuar dhe për t’u përmirësuar”, tha ai.

“Ne kemi mbetur i bashkuar në vështirësi dhe ne kemi ardhur nga dy barazime. Ne duhet të përgatisim veten për ndeshjen kundër Fiorentinës, ne jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona dhe ne duam të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi Cutrone. /ORAinfo/

Komento: