
Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore.
Ai tha se sot ka vizituar fshatrat Murgë dhe Abri të Poshtme, të cilat i vlerësoi si zona me bukuri të rralla natyrore dhe potencial të madh turistik.
“Mbështetja e qytetarëve në këto takime na jep forcë e motiv për fitoren e 12 Tetorit”, ka deklaruar Lushtaku.