Vdes aktori Enver Petrovci

13:37 | 22 Shtator 2025

Ka vdekur aktori Enver Petrovci.

Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Kombëtar i Kosovës.

Postimi:

LAJM MORTOR

Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të shquar, Enver Petrovci.

Teatri Kombëtar i Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut që e ka çmuar dhe e ka dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike.

Informacionet lidhur me ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Komento: