U mposht nga Ruiz, deklaratë e papritur nga Joshua

09:56 | 02 Qershor 2019

Pas humbjes nga Andy Ruiz Jr, ka folur boksieri Anthony Joshua.

Anthony Joshua e ka pranuar humbjen tronditëse ndaj Andy Ruiz Jr si kampion i vërtetë dhe është zotuar se do të rikthehet edhe më fuqishëm.

Në njërën prej tronditjeve më të mëdha në kategorinë e rëndë të boksit, Ruiz Jr e mposhti Anthony Joshuan për tre titujt e botës në kategorinë e rëndë, JBF, ËBO dhe ËBA, të dielën në mëngjes në Shtetet e Bashkuara.

Kjo ishte humbja e parë në karrierë për boksierin britanik, e cila për pasojë ia humb edhe tre titujt e botës.

Pas meçit, Joshua e uroi boksierin amerikan me prejardhje meksikane.

“U mposhta nga një luftëtar i mirë. Do të jetë interesant ta shohim se sa larg do të shkojë ai”, tha Joshua.

“Ai është kampion tani, por unë do të rikthehem”, theksoi ai.

Komento: