Ky është personi që dyshohet se përfitoi nga varfëria e shokut dhe ia përdhunoi vajzën e mitur

16:51 | 22 Shtator 2025

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg një 67-vjeçar nga Berati, pasi ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur 12-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lushnje në vitin 2023, kur i akuzuari, Xhevair Veizi ka shfrytëzuar gjendjen ekonomike të familjes së vajzës dhe njohjet me ta, për të abuzuar me të miturën, raporton JOQ Albania.

Ai e ka ftuar vajzën në një banesë me qira, ku ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Gjatë arrestimit, në banesë u gjetën dy armë dhe municion luftarak. Përveç akuzave për abuzim, ai është hetuar edhe për shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje pa leje.

Hetimet janë ende në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sigurimin e drejtësisë për viktimën.

Vendimi u mor me kërkesë të Prokurorisë, e cila e akuzoi atë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal.

Fillimisht ndaj tij u ngritën edhe akuza të tjera si “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, por për këto është ndarë procedimi penal.

Komento: