U plagos para pak ditësh, vdes në QKUK Avni Ajeti nga Vitia

10:37 | 23 Shtator 2025

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi po trajtohej prej disa ditësh nga plagët e marra me armë zjarri.

Rasti kishte ndodhur më 18 shtator 2025, në fshatin Debelldeh të Vitisë, rreth orës 14:25.

Avni Ajeti nga Vitia është viktima e rastit.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Komento: