Ylli i madh i fut në garë Arsenalin, Tottenhamin e Manchester Unitedin

11:58 | 02 Qershor 2019

Arsenal, Tottenham e Manchester United janë futur në garë për një lojtar.

Skuadrat po përgatiten për një merkato aktive, ku synojnë të përforcojnë skuadrat për edicionin e ardhshëm.

Një prej fazave ku tri skuadrat kanë nevojë për ndryshime është ajo e mbrojtjes. Tri skuadrat kanë identifikuar lojtarin e njëjtë për këtë repart.

‘Dailymail’ raporton se Ozan Kabak është mbrojtësi që pëlqehet nga Arsenal, Spurs e United, transmeton lajmi.

Rënia e Stuttgart në Bundeslgia 2 do ta bëjë edhe më të lehtë punën për skuadrat angleze.

Por, në garë për lojtarin është edhe Bayern Munich, të cilët e kanë monitoruar atë nga afër. Lojtari besohet se mund të jetë i lirë për një shifër prej 15 milionë eurove.

Komento: