E dhimbshme: Sot varroset 33-vjeçari që humbi jetën në aksidentin fatal në Zajm të Klinës

12:22 | 24 Shtator 2025

Varroset sot viktima tjetër e aksidentit trafiku në Zajm të Klinës, Veton Kastrati.

Të ndjerit, lamtumira e fundit do t’i jepet sot, nga ora 17:00 në varrezat e fshatit Lëbushë të Klinës.

33-vjeçari humbi jetën në orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugën Pejë–Prishtinë.

Nga ky aksident, i vdekur ka mbetur edhe një person tjetër, ndërsa dy të tjerë janë të lënduar dhe po marrin trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Komento: