10 ditë para se të vritej në Banjskë, Afrim Bunjkau: “Afrimi veriun i gjallë nuk e lëshon”

14:56 | 24 Shtator 2025
10 ditë para se të vritej në Banjskë, Afrim Bunjkau: “Afrimi veriun i gjallë nuk e lëshon”

Afrimi veriun i gjallë nuk e lëshon” ishte një premtim që rreshteri, Afrim Bunjaku e kishte dhënë 10 ditë para se të binte në krye të detyrës. E sot kur janë bërë dy vjet nga rënia heroike në krye të detyrës, Afrim Bunjaku gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit në varrezat e fshatit Samadrexhë, ku jetoi rreshteri policor qytetarë të shumtë bënë homazhe dhe nderuan veprën dhe jetën e Bunjakut.

Dhimbje që e humbën familjarin dhe bashkëfshatarin e tyre shprehin ata, por kërkesa e tyre vazhdon të jetë drejtësi për vrasjen e tij.  Bashkëshorti i motrës së Afrim Bunjakut, Ilmi Behrami duke fol fjalë të mëdha për heroin, Afrim Bunjaku tregoi edhe një betim të thënë nga  i ndjeri.

“Afrimi veriun i gjallë nuk e lëshon” kishte thënë rreshteri, Afrim Bunjaku 10 ditë para se të vritej gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Dielli i fortë që kishte rënë mbi kodrën që prehet në paqe trupi i heroi, Afrim Bunjaku nuk e kishte penguar të moshuarin, Asllan Haziri të vinte e të bënte homazhe tek varri i rreshterit Bunjaku.

Haziri kërkon që para drejtësisë të vihen kriminelët që organizuan sulmin terrorist në Bansjkë ku u vra edhe rreshteri, Afrim Bunjaku.
Kryetari i fshatit Samadrexhë, Lulzim Surdulli deklaroi se dita kur ra heroikisht në krye të detyrës rreshteri policor, Afrim Bunjaku ishte e kobshme për gjithë fshatin. Ai shpreh dëshirën që sa më shpejt kryesit e këtij krimit të dënohen.

Sahit Bunjaku, kushëriri i rreshterit, Afrim Bunjaku e kujton atë si një njeri të dashur e atdhetar. Ai thotë se lajmi për vrasjen e rreshterit policor ishte dhimbje e madhe, por edhe krenari.

Homazhe tek varri i heroit, Afrim Bunjaku bënë edhe krerët shtetërorë të cilët kërkuan që Serbia sa më shpejt t’i dorëzojë kriminelët e sulmit terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

Sot, u bënë dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, sulm ky i kryer nga një grup paraushtarak, të armatosur me altileri të rëndë. Përgjegjësinë kryesore për këtë sulm terrorist është nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Sulmi terrorist i ndodhur para dy vitesh kishte synim aneksimin n e veriut të Kosovës.

Ndonëse ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës u bë 11 shtator të vitit 2024, të lirë ende vazhdojnë të jenë 42 të akuzuarit për këtë sulm në krye me Millan Radoiçiq, ndërsa tre të akuzuarit tjerë të arrestuar nga Policia e Kosovës po ballafaqohen me drejtësinë.
Për 42 të akuzuarit që janë në arrati Gjykata Themelorë në Prishtinë ka lëshuar letër rreshtim ndërkombëtarë.

Gjykimi ndaj Blagojr Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, ka filluar më 17 prill të këtij viti, ndërsa që të tre të akuzuarit e kanë mohuar fajësinë./Kosovapress/

Komento: