Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

14:11 | 25 Shtator 2025

Këshilli i Ministrave ka shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Mbledhja erdhi një ditë pasi Prefekti i Tiranës i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak.

Sipas ligjit, është qeveria që merr vendimin përfundimtar në këtë proces.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar në shkurt të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash. /Euronews.al/

Komento: