Debora Sallaku takon komunitetin e gastronomëve dhe bizneset e turizmit rural në Prevallë

14:56 | 25 Shtator 2025
Debora Sallaku takon komunitetin e gastronomëve dhe bizneset e turizmit rural në Prevallë

Prevalla është një pasuri e jashtëzakonshme e Prizrenit dhe e gjithë vendit, që kërkon përkrahje dhe investime për zhvillimin e turizmit, gastronomisë dhe ekonomisë lokale e kombëtare.

Në këtë frymë, Debora Sallaku, kandidate për Asamblenë e Prizrenit, së bashku me kandidatin për kryetar, Artan Abrashin, zhvilluan një takim me komunitetin e gastronomëve, bizneset e turizmit rural dhe qytetarët e zonës.

Gjatë takimit u diskutuan idetë dhe mundësitë për ta kthyer Prevallën në një motor të fuqishëm të zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies në Prizren. Sallaku dhe Abrashi theksuan përkushtimin e tyre për të mbështetur sektorin e turizmit dhe ekonominë lokale në mënyrë që kjo zonë e mrekullueshme të zhvillohet dhe të sjellë përfitime për komunitetin.

Komento: