Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

17:26 | 25 Shtator 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

Ambasada italiane në Kosovë ka njoftuar se kanë mirëpritur 24 karabinierë italianë në Kosovë, “të cilët bashkë me partnerët evropianë do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë para zgjedhjeve të ardhshme lokale”.

“Si pjesë e EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë e Formuar të Policisë Rezervë (RFPU) të EULEX-it, duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besimin brenda komuniteteve. Italia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin.”

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor.

Komento: