Ish-ushtari i UÇK-së dorëzoi padi ndaj Dimal Bashës

13:56 | 26 Shtator 2025
Ish-ushtari i UÇK-së dorëzoi padi ndaj Dimal Bashës

Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini ka dorëzuar tashmë në Prokurori padi dhe kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha.

Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkautorësinë e tij për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në ShBA.

Komento: