Aksident te Menza e Studentëve në Prishtinë

10:56 | 27 Shtator 2025
Aksident te Menza e Studentëve në Prishtinë

Disa persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot rreth orës 02:00 të mëngjesit në udhëkryqin afër konvikteve të studentëve, më saktësisht në rrugën “Xheladin Rekaliu”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar disa persona, mirëpo janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të këtij aksidenti./21Media

Komento: