Ruzhdi Shehu me premtim konkret: Mbulim i shpenzimeve shëndetësore për të sëmurët kronikë

12:40 | 27 Shtator 2025
pensionistet-e-kosoves-me-te-lumtur-se-te-shqiperise

Kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur një nga zotimet kryesore në programin e tij, që lidhet drejtpërdrejt me kujdesin ndaj qytetarëve më të ndjeshëm.

Shehu ka njoftuar në programin e tij se do të ndahen 60 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore për qytetarët me sëmundje kronike, duke synuar të lehtësohet barra financiare e familjeve dhe të sigurohet një përkujdesje më e mirë shëndetësore për ta.

“Synimi ynë është që askush të mos mbetet pa trajtimin e nevojshëm vetëm për shkak të gjendjes ekonomike. Shëndeti i qytetarëve tanë është prioriteti ynë,” ka theksuar Shehu.

Ky zotim shihet si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e mirëqenies dhe solidaritetit shoqëror në komunën e Junikut.

Komento: