Të shtëna me armë në Koliq

09:26 | 28 Shtator 2025
Të shtëna me armë në Koliq

Të shtunën në Koliq, u raportua për të shtëna me armë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar një person e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu u bë e ditur se nga i dyshuari u konfiskuar një armë dhe 38 diabolla.

“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri, policia në vendin e ngjarjes ka hasur në të dyshuarin mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë. Nga ai është konfiskuar një armë për shenjtari me leje dhe 38 diabolla. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Komento: