Imri Ahmeti nderon dëshmorin Arsim Zeqiri në 27-vjetorin e rënies

10:56 | 28 Shtator 2025
Imri Ahmeti nderon dëshmorin Arsim Zeqiri në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunës së Lipjanit, njëherësh kandidat për edhe një mandat, Imri Ahmeti, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë shtatores së Dëshmorit të Kombit, Arsim Zeqiri, në fshatin Hallaq i Madh, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij.

Ahmeti tha se ka pasur fatin që Zeqiri të ishte nxënës i tij dhe e kujton si një nga më të dalluarit.

“Sot ndihem krenar që shtatorja e tij e ndriçon Hallaqin dhe Lipjanin, sepse i gjithë Lipjani është krenar për dëshmorin Arsim Zeqiri, i cili në moshë shumë të re iu bashkua UÇK-së për të mbrojtur vendin dhe popullin tonë. Ne duhet të jemi krenarë që patëm djem si ai, ndërsa obligimi ynë mbetet të punojmë me ndershmëri për atdheun, sepse vetëm kështu i nderojmë të rënët tanë”, u shpreh Ahmeti.

“Lavdi!”, përfundoi ai.

Komento: