Arian Tahiri: Minatorët janë ndërgjegjja e Mitrovicës, u kemi shumë borxh

11:26 | 28 Shtator 2025
Arian Tahiri: Minatorët janë ndërgjegjja e Mitrovicës, u kemi shumë borxh

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, ka vlerësuar lart rolin e minatorëve, duke thënë se puna e tyre është më shumë sesa ekonomi – është dinjitet, sakrificë dhe amanet.

“Minatorët kalojnë më shumë kohë nën tokë sesa me familjet e tyre. Si institucione dhe si shoqëri, u kemi shumë borxh. Dhe këtë borxh duhet t’ua kthejmë me veprime të drejta dhe dinjitoze, për ta dhe familjet e tyre”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka falënderuar minatorët për kontributin e tyre të madh për Mitrovicën dhe Kosovën.

Komento: