
Kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka zhvilluar një takim me qytetarët në lagjen Ibriqi të Komoranit, në konakun e Selman Ibriqit, ku theksoi rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Hajdari tha se çdo fjalë dhe përkrahje e qytetarëve është një zotim dhe mesazh se fitorja nuk është vetëm qëllim, por një realitet që po afron.
“Më 12 tetor, bashkë e bëjmë ndryshimin! Bashkë e shkruajmë kapitullin e fitores!”, u shpreh Hajdari, duke theksuar mbështetjen e tij për qytetarët dhe vizionin e PDK-së për Drenasin.