Policia e parandalon përleshjen mes tifozëve në ndeshjen Ferizaj – Prishtina

16:26 | 28 Shtator 2025
Policia e parandalon përleshjen mes tifozëve në ndeshjen Ferizaj – Prishtina

Një përleshje mes tifozëve përpak sa nuk eskaloi në ndeshjen Ferizaj – Prishtina, e cila ka nisur në orën 15:00, në kuadër të javës së shtatë të Superligës. Rastin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

“Policia e Ferizajt e ka parandaluar një tentim përleshje mes tifozëve në Ferizaj, në ndeshjen Ferizaj-Prishtina. Këto janë informatat e para , ndërsa për detaje tjera do të njoftoheni ndërkohë”, tha Veseli.

Komento: