Imri Ahmeti: Intensifikojmë punën për Lipjanin, me hapa të sigurt drejt fitores

17:26 | 28 Shtator 2025
Imri Ahmeti: Intensifikojmë punën për Lipjanin, me hapa të sigurt drejt fitores

Kryetari i komunës së Lipjanit dhe kandidat për një mandat të ri, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me kandidatët e LDK-së nga lista nr. 113, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre.

Ahmeti tha se intensiteti i punës në terren po rritet dita-ditës dhe se me përpjekje konkrete do të vazhdohet zhvillimi i Lipjanit.

“Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin! Po ecim me hapa të sigurt drejt fitores!”, deklaroi Ahmeti.

Komento: