
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore duke takuar qytetarët e Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Hallaqit të Vogël dhe Ribarit të Vogël.
Ahmeti u prit me pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga banorët, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për punën dhe projektet e realizuara gjatë mandatit të tij, raporton ORAinfo.
Ai përmendi disa nga investimet kryesore që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, si ndërtimi i çerdhes model për edukimin e hershëm të fëmijëve dhe projektet infrastrukturore që kanë përmirësuar kushtet e jetesës.

“Mbështetja e madhe vjen sepse kemi një program që prek realisht përditshmërinë e qytetarëve. Përtej fjalëve, me punë – për Lipjanin”, ka theksuar Ahmeti.
Fushata e tij po vazhdon nëpër fshatra dhe qytete të komunës, me synimin për të siguruar edhe një mandat tjetër në krye të Lipjanit. /ORAinfo/




