Qëndroi i vdekur një javë në banesë pa e parë askush, ky është personi që u gjet sot pa shenja jete në Istog

21:58 | 28 Shtator 2025
Vdekje e dyshimtë në Zveçan – 77 vjeçari gjendet i varur në rrethojat e një shtëpie

Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Istog

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Istogu, saktësisht në fshatin Serbobran.

IndeksOnline ka mësuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se viktima është, Ardi Morina.

Dyshohet se Morina ka qenë në shtëpi pa shenja jete së paku që 1 javë. Banorët e asaj pjese kanë lajmëruar policinë pasiqë pranë shtëpisë po kundërmonte erë e rëndë dhe se ai nuk ishte parë prej disa ditësh.

Komento: