
Ka filluar vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal. Profesionistët shëndetësorë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke theksuar se ajo nuk ka efekte anësore.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku E mori edhe vetë këtë vaksinë, e më pas për EO, tregoi edhe rëndësinë për t’u vaksinuar.
“Është hera e dytë që marr vaksinë e gripit, një nga arsyet që e marr është për me dhënë motivim për të tjerët që është e rëndësishme vaksina dhe nuk ka efekte anësore dhe sigurisht që sot kam ardhë me përcjellë sepse është dita e parë e fillimit edhe me falënderu punën që e bëjnë se ka hy një fazë që stafi i vaksinimit është më i ngarkuar pasi sot dita e parë. Mirëpo një punë që e kemi bërë gjatë këtyre viteve që është distrubuimin e qendrave të vaksinimit dhe tash krijon mundësi që qytetarët me ardhë me marr në lagjen e vet për arsye se para disa viteve e kemi pasë rastin kur ditën e parë nuk kemi mundur me hy prej njerëzve ndërsa sot sigurisht nuk është ai fluks sepse secili e merr në lagjen e vet dhe i ftoj qytetarët sidomos këto kategoritë me rrezikshmëri më të lartë që janë të moshuarit, ata që kanë sëmundjet kronike, fëmijët që të vaksinohen për arsye që vaksinimi e tyre mund të kaloj në mbrojtje, që mbron vetën dhe të tjerët”, tha Sadiku.