Hetimet rreth vdekjes së Astrit Deharit, ekspertiza nuk kthehet as pas një viti

20:51 | 02 Qershor 2019

Ka më shumë se një vit që në Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, gjenden ekpsertiza që do të zbulojnë më shumë detaje rreth asaj se si vdiq ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Por kjo qendër e Mjekësisë Ligjore ende nuk i ka kthyer asnjë të dhënë e as raport shtetit.

Më 2 Qershor të 2018-tës ishte konfirmuar se ekspertiza që do zbardhte më shumë detaje rreth vdekjes së Astrit Deharit do të behej në Zvicrës.

E tash kur janë bërë një vit nga atëherë Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore e Lozanës nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Sipas avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi, gjithçka është në duart e Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorit të Shtetit, dhe se kthimi i kësaj ekspertize duket të behet sa më shpejtë që e vërteta të zbardhet.

Komento: