
Katër persona janë plagosur në një sulm me makinë dhe me thikë në një sinagogë në Mançester të Anglisë.
Kryetari i Bashkisë së Mançesterit të Madh, Andy Burnham, tha se i dyshuari besohet të jetë i vdekur, raporton BBC,.
Shërbimi i Ambulancës Veriperëndimore e shpalli ngjarjen si një incident të rëndë.
Incidenti ndodh në Yom Kippur – dita më e shenjtë në kalendarin fetar hebraik.