Votimi për diasporën përmes postës, KQZ sqaron procedurën hap pas hapil

16:28 | 03 Tetor 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me udhëzime rreth procedurave për votimin e diasporës përmes postës, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në njoftim sqarohet se brenda zarfit që do ta pranojnë nga KQZ, gjendet udhëzuesi si të votohet, fletëvotimet, zarfin e fshehtësisë, zarfin kthyes dhe shiritin mbyllës.

Pas plotësimit të fletëvotimeve, votuesit nga diaspora udhëzohen që të palosin fletëvotimet dhe t’i vendosin në zarfin e fshehtësisë dhe më pas ta mbyllin zarfin. Pastaj duhet ta vendosin zarfin e fshehtësisë brenda zarfit kthyes.

Veprimi pasues është printimi i dëftesës së regjistrimit që e kanë pranuar në e-mail dhe ta vendosin edhe atë brenda zarfit kthyes. Më pas duhet ta mbyllin me kujdes zarfin dhe ta vendosin shiritin mbyllës.

Si hap i fundit, është vendosja e pullës postare të shtetit ku jetojnë dhe dorëzimi në

Komento: