Abdixhiku në mbështetje të Ardian Shalës: Është koha që Suhareka të kthehet në LDK

22:14 | 03 Tetor 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, sonte në një tubim me qytetarët e Suharekës, ku ka rikonfirmuar mbështetjen për kandidatin e kësaj partie për kryetar të komunës, Ardian Shala, dhe për ekipin e LDK-së për Kuvendin Komunal.

Në fjalën e tij, Abdixhiku tha se ka ardhur koha që Suhareka të kthehet në LDK, duke e quajtur këtë qytet vend të patriotëve dhe të vlerave demokratike.

“Dhe sonte, dua të jem shumë i qartë me ju! Është koha që Suhareka të kthehet në LDK. Është koha që ky qytet i Ukë Bytyçit, ky qytet i patriotëve të mëdhenj, të kthehet aty ku i takon – në krah të Lidhjes Demokratike të Kosovës; shtëpisë suaj të vërtetë”, tha ai.

Abdixhiku u shpreh se LDK ka sjellë një ekip të përgjegjshëm, të ndershëm dhe të përkushtuar, që sipas tij do të kthejë besimin e qytetarëve në zhvillim të vërtetë.

Ai shtoi se më 12 tetor, Suhareka dhe Kosova do të flasin qartë “për shpresën, për të ardhmen dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Komento: