
Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore me një takim të madh në fshatin Shalë.
Ahmeti u shpreh i emocionuar nga pritja që iu bë nga shaljanët, duke theksuar se ata janë të palëkundur në vizionin e përbashkët për zhvillimin e komunës.

“Shala heroike ka vendosur të ecë përpara. Sonte, pritje madhështore nga shaljanët të cilët gjithmonë kanë vlerësuar punën. Rrugëtimi ynë i përbashkët për punë e përkushtim po merr forcë në çdo takim me ju. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!”, ka shkruar Ahmeti.
Ai falënderoi banorët e Shalës për mbështetjen, duke thënë se bashkë do të vazhdojnë rrugën drejt fitores. /ORAinfo/
Postimi i plotë: