Vjosa Osmani: Momentin që publikohet aktgjykimi i plotë ju thërrasim prapë

14:56 | 07 Tetor 2025
Vjosa Osmani: Momentin që publikohet aktgjykimi i plotë ju thërrasim prapë

Presidentja Vjosa Osmani është rezervuar kur është pyetur për vendimine  Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstitutimin e Kuvendit.

Ajo tha se presin aktgjykimin.

“Është ende veç njoftim, momentin që publikohet aktgjykimi i plotë ju thërrasim prapë,” tha ajo.

Ajo shkurt foli edhe për krijimin e institucioneve.

“Jemi në komunikim me parti vazhdimisht, do të jemi edhe në të ardhmen. Po shpresoj që sa më shpejt do të përmbyllet komplet cikli i institucioneve funksionale,” tha ajo.

Komento: