Gjermanët e francezët takohen me Haradinajn, Veselin e kryesuesit e delegacionit shtetëror

11:59 | 03 Qershor 2019

Para takimit të Parisit, një delegacion nga Gjermania dhe Franca po qëndrojnë në Kosovë.

Delegacioni gjermano-francez pas takimit me presidentin e kryeministrin, do të takohen edhe me krye parlamentarin Kadri Veseli e me dy krye negociatorët, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj.

T7 raporton se ky takim do të mbahet për pak, derisa momentalisht i pari ka arritur kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti.

Takimi që u mbajt me presidentin e kryeministrin u mbajt pa praninë e mediave, derisa, nga zyra e presidentit u bë e ditur përmes një njoftimi se taksa do të vazhdoj të mbetet në fuqi e u fol edhe për vizat, shkruan Express.

Në përbërje të këtij delegacioni francezo-gjerman ka vetëm zyrtarë përgjegjës për rajonin tonë në ministritë e jashtme të Francës dhe Gjermanisë, të cilët po vijnë në Kosovë për të diskutuar me krerët shtetërorë për Samitin e Parisit.

Delegacioni francez përbëhet nga Alexandre Adam, zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.

Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Held.

Komento: