Ndërron jetë Besarti, vuante nga një sëmundje e rëndë

14:48 | 03 Qershor 2019

Edhe një i ri nuk ia ka dalë të luftojë me sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë .

Shpesh herë shqiptarët bëhen bashkë, e më së shumti kur ka nevojë për të ndihmuar dikë.

Së fundi shumë qytetarë u bashkuan për të ndihmuar të riun, Besart Dakaj i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.

Por pavarësisht ndihmës që iu ofrua, Besarti njoftohet të ketë ndërruar jetë natën e kaluar.

Gjithashtu është theksuar se paratë të cilat kanë tepruar nga ndihma e ofruar do të shkojnë për ndihmë të ndokujt tjetër, transmeton Indeksonline.

Sonte në natën e fundit të Ramazanit, Besarti ka ndërruar jetë duke lënë të pikëlluar gjithë familjen e miqtë që e njohën.

Komento: