Pas presioneve ndërkombëtare, Haradinaj liron nga detyra Sylejman Selimin

16:03 | 03 Qershor 2019

Kryeministri Haradinaj liron nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin.

Pas vërejtjeve të diplomatëve të huaj, Kryeministri Ramush Haradinaj e ka liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin. Haradinaj ka thënë se kjo është bërë me kërkesë të vetë Selimit.

Lajmin për lirimin e Selimit nga detyra e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi.

“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesën e tij. Zotin Selimi e falënderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, kishte kritikuar vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për emërimin e Sylejman Selimit për këshilltar të tij.

Kosnett përmes një publikimi ka thënë se kri minelët e luftës nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Po ashtu, Kosnett kishte thënë se emërime të tilla vënë në dyshim sundimin e ligjit në Kosovë.

“Kr iminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha partive duhet të ndalojnë mbështetjen e individëve të tillë. Një mbështetje e tillë e vë në dyshim angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit. Jam i kënaqur të shohë grupe nga komunitete të ndryshme duke folur në një zë të përbashkët”, kishte shkruar Kossnet.

Komento: