
Ish-deputeti Danush Ademi nga Unioni Republikan i Ashkalinjëve në Ferizaj, njëherësh kandidati për asamble komunale, është sulmuar fizikisht në ditën e zgjedhjeve në fshatin Dubravë të Ferizajt.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën10, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ademi është sulmuar pas një mosmarrëveshjeje verbale.
“Me datën 12.10.2025, rreth orës 16:30 Policia në Ferizaj ka shoqëruar në stacionin policor personin e dyshuar, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka sulmuar personin tjetër,ankuesin – mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit të rastit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar ” Sulm””, ka thënë Veseli për Gazetën10.