
Mediat turke flasin vazhdimisht për sulmuesin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriq.
Forma e jashtëzakonshme e reprezentuesit të Kosovës ka bërë që ai të jetë në qendër të vëmendjes dhe të kërkohet nga gjigantët e Superligës së Turqisë.
Muriqi luajti një sezon të madh me Rizespor, duke u renditur si i dyti në listën e golashënuesve në ligë, dhe gjithashtu duke zënë vend në formacionin më të mirë të vitit.
Fenerbahce, Besiktas, Galatasaray e Istanbul Basaksehir janë disa prej skuadrave që janë përmendur si ato që po kërkojnë shërbimet e gjigantit kosovar.
Por, raportimet e fundit të medieve turke e shohin si punë të kryer transferimin e Muriqit tek Galata, pasi lojtari ka shprehur dëshirën për të bartur fanellën e Galatasaray.
“Sezonin tjetër dua të luaj tek Galatasaray” ka thënë Muriqi për mediet turke, transmeton lajmi.
Pas këtyre fjalëve të sulmuesit, ishte gazetari i ‘Sabah’, Volkan Demir, i cili në ‘Tëitter’ ka njoftuar se Muriqi tek Galata është punë e kryer.
“Galatasaray përfundon transferimin e Muriqit. Lojtari do ta bartë fanellën e skuadrës nga sezoni i ardhshëm” shkruhet në postimin e Demir në ‘Tëitter’, transmeton lajmi.net.
Raportohet se Galata pritet të paguajë rreth 3 milionë euro për shërbimet e Vedatit. Me këtë transferim, Galata do të kishte dy realizatorët më të mirë të ligës në skuadër.