Pamje nga automjeti që ra në Ujman, të rinjtë shkuan për foto tek liqeni – harruan tërheqjen e frenit!

18:26 | 14 Tetor 2025
Pamje nga automjeti që ra në Ujman, të rinjtë shkuan për foto tek liqeni – harruan tërheqjen e frenit!

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje mbi rastin e automjetit të të rinjve, i cili sot përfundoi në liqenin e Ujmanit.

Shefi i planifikimit në drejtorinë rajonale të policisë për rajonin e veriut, Erduan Baliqi, u shpreh se rasti ka ndodhur kur dy të rinj kishin ndaluar për fotografi pranë liqenit.

Mirëpo siç tha ai, automjeti i tyre në të cilën nuk ishte askush brenda, kishte rrëshqitur duke rënë në ujë.

”Të rinjtë veç kur e kanë pa automjetin e tyre duke lëvizë – duke ra në ujë!”, u shpreh ai ndër tjera.

Nga kjo situatë nuk ka të lënduar. Tutje bëhet e ditur se shkak e lëvizjes së tillë të automjetit, qe mostërheqja e frenit të dorës nga harresa!

Komento: