Protesta në përkrahje të UÇK-së, veterani Agim Pllashniku u nis në këmbë drejt Tiranës

13:26 | 15 Tetor 2025
Protesta në përkrahje të UÇK-së, veterani Agim Pllashniku u nis në këmbë drejt Tiranës

Veterani i UÇK-së Agim Pllashniku, është nisur në këmbë drejt Tiranës.

Në kryeqendrën shqiptare, të premten e 17 tetorit në sheshin “Skënderbej”, do të mbahet protesta në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë.

Fotoja e Pllashnikut me flamur që bart llogon e UÇK-së, u bë virale sot në rrjet.

Veterani po ashtu ka të veshur edhe uniformën ushtarake.

Komento: