Ambasadori Kosnett flet pas takimit me Petroviqin

18:37 | 03 Qershor 2019

Philip Kosnett, ambasador amerikan në vendin tonë sot ka zhvilluar një takim me kreun Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq.

Kosnett shkruan në Tëitter se me Petroviqin folën për rëndësinë e diversitetit politik në Kosovë.

“Bisedova për vlerat e diversitetit poltik në një shoqëri demokratike me deputetin e SLS’së, Slobodan Petroviq. Zyrtarët e zgjedhur në Kosovë duhet që vazhdimisht të avokojnë për bashkëpunim në cështjet e rëndësishme për zgjedhësit e tyre dhe për të gjithë qytetarët e vendit”, ka shkruar Konsett.

Ndërkaq, sipas një njoftimi nga SLS-ja, Petroviq ka shprehur shqetësimin rreth retorikës ndezëse ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe keqtrajtimin e zyrtarëve të lartë të Partisë së Pavarur Liberale në vendkalimet në Serbi nga pjesëtarë të BIA-s dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Në njoftim thuhet se Petroviq ka kujtuar se aspirata e partisë së tij është të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë, në mes të të gjitha komuniteteve.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Komento: