Vjosa Osmani uron Presidentin e ri të Malavit

23:56 | 16 Tetor 2025
Vjosa Osmani uron Presidentin e ri të Malavit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e ri të Malavit, Prof. Arthur Peter Mutharika, me rastin e marrjes së detyrës.

Në një postim në X, Osmani i ka dëshiruar suksese në udhëheqjen e vendit drejt prosperitetit të mëtejshëm.

Ajo theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Malavin dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Komento: