
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot pasdite në fshatin Penuhë të Podujevës, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugë.
Sipas të dhënave që ka siguruar Sinjali, rreth orës 15:15, ekipi i Emergjencës ka raportuar se në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e një personi. Viktima është identifikuar si Naim Shala, 64 vjeç, nga fshati Llugë, i cili, sipas dëshmisë së vëllait të tij, F. Shala (78 vjeç), kishte pasur probleme shëndetësore dhe përdorte karrocë invalidore.
Nga informacionet e para, mësohet se viktima ishte duke shëtitur me karrocë kur i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Ekipi mjekësor që arriti në vendngjarje konstatoi se ai kishte ndërruar jetë, ndërsa nga ekzaminimi paraprak nuk u vërejtën shenja dhune apo aksidenti.
Karroca me të cilën lëvizte viktima nuk ka pasur dëmtime, çka përjashton mundësinë që ai të jetë goditur nga ndonjë automjet.
Nga prokuroria është urdhëruar që rasti të trajtohet si “Hetim mbi Vdekje – Trup i Pajetë”, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim të mëtutjeshëm, mëson Gazeta Sinjali.