
Lojtari i PSG-së, Neymar kohëve të fundit është përballur me disa akuza të rëndë.
Tite nuk ka dashur të komentojë asgjë lidhur me akuzat për keqpërdorim për lojtarin e skuadrës së tij, Neymar Junior.
Disa ditë para nisjes së Copa America, në kampin e Brazilit është prishur rehatia dhe caku është Neyma Junior.
Ylli brazilian, i denoncuar fillimisht për përdhunim e më pas për shkelje të të drejtave të privatësisë, është vizituar sot nga përfaqësues të policisë braziliane, për t’i komunikuar zyrtarisht akuzat me të cilat përballet.
Një pozitë e vështirë edhe për vetë trajnerin e përfaqësueses braziliane, Tite, që në një intervistë për “AS” deklaroi: “E di se sa e rëndësishme dhe delikate është kjko çështje. Do te ketë persona të autorizuar për të gjykuar, ndërsa unë nuk do ta bëj”.
Ai ndër të tjera sikur paralajmëroi largimin e Neymarit nga Brazili nëse situata del jashtë kontrollit dhe pretendimet e të akuzuarës, Najila Trindade, dalin të vërteta.
“Neymar është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe me atë kam një marrëdhënie shumë transparente. Nga një këndvështrim ai është i domosdoshëm, por njëkohësisht askush nuk është i pazëvendësueshëm”, përfundoi Tite.
Vet Neymar ka reaguar ashpër ndaj këtyre akuzave, duke thënë se është i pafajshëm.
Megjithatë, situata po nxehet çdo ditë e më shumë.
Media braziliane “UOL Sports” ka arritur të marrë një kopje të denoncimit dhe dosjes së plotësuar nga akuzuesja, duke zbuluar se në denoncimin e saj ka foto dhe imazhe që tregojnë agresivitetin e Neymar, në natën që supozohet se ka ndodhur ngjarja.
Madje, në raportin mjeko-ligjor, që është kryer në një klinikë në Sao Paolo të Brazilit thuhet se gruaja ka pasur hematoma dhe të nxira në pjesën e të pasmeve dhe në këmbë.
Ndër të tjera raporti sqaron se ajo ka probleme me gastritin, ka humbur peshë dhe ka simptoma post-traumatike.