
Një shofer në Ferizaj është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe me heqje të patentë shoferit për tre muaj. Kjo pasi që më 19.10.2025 rreth orës 16:40 në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Mirosalë, me veturën Audi po qarkullonte me shpejtësi 115 kilometra në orë në zonë ku kufizimi ishte 50 km/h.
“Matja e shpejtësisë është bërë me veturën zyrtare të pajisur me radar statik, që është pjesë e planit operativ për kontrollin e shpejtësisë në zonat me rrezik të shtuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.Shoferi A.N. 29-vjeçar po ashtu është përjashtuar nga komunikacioni. Policia po ashtu ka apeluar tek ngasësit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit.
“Tejkalimi i shpejtësisë dhe moskujdesi gjatë ngasjes mund të shkaktojnë aksidente me pasoja në njerëz dhe dëme materiale”, thuhet tutje në apel.