Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se, 10 ditë më parë Nano pësoi arrest kardiak në shtëpi.
Aktualisht, është në reanimacion me dëmtime në tru.
Ndryshe, Nano është themeluesi i Partisë Socialiste dhe kreu i parë i saj./A2 CNN