Prizrenasi arrestohet për dhunë ndajë babait, sulmon policët dhe dëmton zyrën e stacionit policor

09:56 | 21 Tetor 2025
Prizrenasi arrestohet për dhunë ndajë babait, sulmon policët dhe dëmton zyrën e stacionit policor

Një person në Prizren është arrestuar pasi që i kishte shkaktuar dhunë psiqike babait të tij.

Gjatë prangosjes, i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari edhe në stacion policor ka demoluar dhe dëmtuar orenditë e zyrës.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: