Kandidatja e auto-shkollës përdori telefonin gjatë vozitjes, ndëshkohet instruktorja

10:56 | 21 Tetor 2025
Kandidatja e auto-shkollës përdori telefonin gjatë vozitjes, ndëshkohet instruktorja

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit të rregullt rrugor, ka ndaluar një automjet të auto–shkollës në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, i cili ishte duke u drejtuar nga kandidatja, nën mbikëqyrjen e instruktore­s së shoferëve.

Gjatë lëvizjes, kandidatja është kapur në flagrancë duke përdorur telefonin celular.

“Për shkak se instrukturja është përgjegjëse për veprimet e kandidatit gjatë ushtrimeve, ndaj saj policia ka shqiptuar gjobë në bazë të Ligjit Nr. 08/L-186, neni 231, paragrafi 9.2, në vlerë prej 200 euro, me 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të mjetit me veprim motorik për tre (3) muaj”,thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës instruktorja në fjalë ka qenë e evidentuar edhe më parë për kundërvajtje të përdorimit të telefonit, duke vepruar për herë të dytë në kundërshtim me ligjin e trafikut rrugor.

Komento: