Dyshohet për helmim në një shkollë të Vitomiricës, disa nxënës kërkojnë ndihmë mjekësore

12:26 | 22 Tetor 2025

Disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës janë dyshuar për helmim të hënën në mëngjes. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10:00 për shqetësimet shëndetësore të disa nxënësve. Ata janë transportuar me autoambulancë në Qendrën e Mjekësisë Familjare për tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi.

“Me urdhër të prokurorit është intervistuar drejtori i shkollës, i cili ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse”, ka shtuar Gashi.

Komento: