Pyetet a po transferohet në Real Madrid, reagimi i Mbappe ka habitur të gjithë

08:34 | 04 Qershor 2019

Ylli francez vazhdon të përfolet se mund të transferohet në Real Madrid gjatë verës.

Kylian Mbappe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas deklaratave se dëshiron të marrë më shumë përgjegjësi “nëse jo në PSG, në ndonjë klub tjetër me një projekt interesant”.

20-vjecari ka kohë që lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madridi dhe sa herë u jepet rasti gazetarëve, ia bëjnë këtë pyetje francezit.

Së fundmi, ai u pyet “A është e mundshme të shkosh në Madrid?” nga Sergio Quirante i “Golazo de Gol” në zonën Mix pas ndeshjes miqësore me Bolivinë dhe reagimi i Mbappes ishte vërtetë i ftohtë.

Komento: